Lajme
Ministri Berset: “Ne, me siguri ende nuk e kemi arritur fundin”
"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zbutur këto masa por pa rrezikun për t'i ashpërsuar ato më vonë", ka thënë Berset
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset është shprehur i kënaqur të hënën në mbrëmje me mënyrën e sjelljes së popullatës gjatë ditëve të Pashkëve. “Ky është një sinjal që tregon se Zvicra mund të lëvizë ngadalë drejt masave lehtësuese. “Por ne përfundimisht nuk e kemi arritur fundin”, ka theksuar Berset në një intervistë për SRF.
Punët nuk kanë ecur keq, duhet të falënderojmë njerëzit për këtë gjë, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Alain Berset të hënën në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal gjithmonë ka tërhequr vërejtjen se nuk ishte koha për të shkuar në Ticino ose në ndonjë zonë tjetër. Popullata i është përmbajtur kësaj, prandaj ai u shpreh i kënaqur me disiplinën e zviceranëve gjatë kohës së festës.
Në lidhje me rrezikun e një vale të dytë të virusit nëse masat do të zbuteshin shumë shpejt, Berset tha se ende ka paqartësi në këtë pikë. Vende të tjera që kanë lehtësuar masat janë në proces të rikthimit dhe ashpërsimit të masave në fjalë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zbutur këto masa por pa rrezikun për t’i ashpërsuar ato më vonë”, ka thënë Berset.
Hapat e ardhshëm do të duhej të ishin të modestë. Kjo, për shkak se njerëzit e rrezikuar do të vazhdojnë të preken veçanërisht – derisa të mos zbulohet një vaksinë, dhe kjo do të zgjasë ende edhe një kohë, përcjell albin o.ch. Prandaj, është e rëndësishme që popullsia të vazhdojë të zbatojë rregullat për mbajtjen e distancës dhe masat higjienike.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











