Lajme
Kushtrim Riza doktoron në Universitetin Teknik në Vjenë
Një nga të rinjtë e suksesshëm shqiptarë në Vjenë është edhe Kushtrim Riza. Me 14 prill 2020 ai ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Teknik të Vjenës, shkruan “albinfo.ch”.
Me temën “Implementimi i modeleve austriake të arkitekturës e shteteve në tranzicion – fokusi në Ballkanin Perëndimor”, djaloshi nga Opoja e Prizrenit u vlerësua lart nga juria akademike për punimin e tij shkencor, me ç’rast mori edhe titullin “Doktor i Shkencave Teknike” (Doktor der Technischen Wissenschaften).
Për suksesin e tij, Kushtrimi ka bërë të ditur me anë të një postimi në internet, ku dhe ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën për të arritur deri të titulli akademik, njofton albinfo.ch.
“Sot, para komisionit të Fakultetit të Arkitekturës në kuadër të Universitetit Teknik të Vjenës, pata nderin të mbroj tezën shkencore me temë “Implementimi i modeleve austriake të arkitekturës në shtetet në tranzicion – fokusi në Ballkanin Perëndimor”. Juria e përbërë nga personalitete të shquara nga ky institucion akademik, vlerësoi lart rezultatet e këtij punimi shkencor, me të cilin rast fitova titullin akademik “Doktor i shkencave teknike”. Sinjalizimi i institucioneve të ndryshme nga Austria (duke përfshirë edhe ato të nivelit ministror) për një bashkëpunim të ndërsjellët në realizimin e rezultateve të dala nga ky punim, dëshmon se rruga e dijes është e vetmja në të cilën duhet të kemi besim”, ka shkruar Kushtrimi.
Suksesi i Kushtrim Rizës është inkurajues dhe dëshmi se një numër talentesh shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në universitetet më prestigjioze në botë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















