Kosova
Për tre muaj, 481 raste të dhunës në familje
Policia e Kosovës sot ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët e vendit për sa i përket dhunës në familje.
Sipas policisë, vetëm në tre muajt e parë të 2020, janë raportuar gjithësej 481 raste të dhunës në familje.
Kështu policia e Kosovës ka inkurajuar të gjithë ata që hasin në dhunë në familje ta raportojnë atë.
Apeli i plotë i PK-së:
Dhuna në familje, është një fenomen mbarë botëror, e cila mund të haset në çdo komunitet dhe kudo në botë, dhe si e tillë prek gjithë shoqërinë njerëzore, në të gjitha nivelet dhe shtresat e saj.
Masat dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës me mekanizmat tjerë institucionalë në parandalimin e dukurisë së rasteve me elemente të dhunës në familje reflekton qasjen proaktive në fushën e parandalimit dhe senzibilimit të shoqërisë.
Trajtimi i rasteve me prioritet nga ana e PK-së, bashkëpunimi i qytetareve me policinë dhe senzibilizimi i qytetarëve, ka ndikuar në ngritjen e raportimit të rasteve ndër vite, ku gjatë vitit 2017 kanë qenë të raportuara 1.269 raste, në vitin 2018 kanë qenë 1.541 dhe ne vitin 2019 kanë qenë 1.915 raste të raportuara në nivel vendi.
Në tre mujorin e parë të këtij viti, janë evidentuar rastet si në vijim: Janar 161 raste, Shkurt 151 raste dhe në Mars 169 raste të dhunës në familje.
Andaj referuar rasteve të ngritura ndër vite si dhe në veçanti referuar situatës dhe rrethanave qe gjendemi në këtë kohë pandemie, ku kërkohet qëndrimi i qytetareve ne shtëpi, Policia e Kosoves kërkon nga të gjithë qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt.
Policia e Kosovës edhe përkundër angazhimeve shtesë këto raste i trajton me prioritet dhe bënë apel për të gjithë personat nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër, t`i raportojnë këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt policor.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin
















