Lajme
Gjermania shtyn ngjarjet e mëdha deri në fund të gushtit
Qeveria gjermane ka thënë se ngjarjet do të shtyhen deri më 31 gusht, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Koncerte, festivale, panaire tregtare, ndeshje futbolli me turma – këto janë disa nga ngjarjet kryesore në Gjermani të cilat nuk do të lejohen të mbahen përpara verës, për shkak të pandemisë koronavirus.
Kancelarja Angela Merkel bashkë me qeverinë ranë dakord të mërkurën që ngjarjet e mëdha në Gjermani do të ndalohen deri në fund të gushtit.
Rregulloret konkrete për anulimin e ngjarjeve do të hartohen nga shtetet individuale. Pritet që më shumë informacione të jenë të disponueshme gjatë javëve të ardhshme.
Ndër të tjera, shtyerja do të prek koncerte të mëdha, panaire tregtare, festivale birrash dhe panaire argëtuese.
Ende nuk është e qartë se si do të preken ngjarjet e ardhshme – siç është Oktoberfest i Mynihut, i cili fillon në shtator.
Disa organizatorë tashmë kanë filluar anulimet, përfshirë festivalin Wacken Open Air i cili do të zhvillohej nga 30 korriku deri më 1 gusht, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













