Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: 8 të shëruar dhe 26 raste të reja me Covid-19
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar edhe 8 persona ndërsa janë raportuar edhe 26 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Kështu numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 449, ndërsa numri të shëruarve deri më sot është gjithsej 79 dhe 11 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së
TETË TË SHËRUAR DHE NJËZET E GJASHTË RASTE ME COVID-19!
Sot më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime.
Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).
Më datë 16 prill 2020, nga Klinika Infektive janë raportuar edhe dy raste të vdekjes.Rasti i parë, e gjinisë femër me moshë 73 vjeç nga Llugaxhi-Pejë, e konfirmuar me COVID-19 me datë 26.03.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv nga data 25.03. -16.04.2020, e intubuar dhe në respiratore. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati).
Rasti dytë: e gjinisë femër me moshë 71 vjeç nga Smrekonicë-Vushtrri, e konfirmuar me COVID-19 me datë 05.04.2020. Pacientja është referuar nga QE e spitalit të Vushtrrisë dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 05.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati ).
Nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e katërdhjetë e nëntë (449) me njëmbëdhjetë (11) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.168.045 raste të COVID-19 dhe 144.645 raste të vdekjes.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër Violinistja virtuozë do të performojë më 29 prill në “St James’s Piccadilly”, e shoqëruar nga London... -
Zvicër
Dua Lipa zë vendin e George Clooney në reklamën e re të Nespresso -
Mësuesi nga Zvicra, Vaxhid Sejdiu, nderohet me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Vritet një shqiptar në Suedi -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?












