Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania vendos detyrimin e vënies së maskave për të gjithë
Të mërkurën, landi verior i Bremenit, i fundit nga njësitë federale, shpalli si të domosdoshme vënien e maskave mbrojtëse në gojë dhe hundë
Në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, njerëzit në të gjitha shtetet (landet) federale të Gjermanisë duhet të angazhohen edhe duke vendosur maskat mbrojtëse, shkruajnë sot mediat gjermane.
Të mërkurën, landi verior i Bremenit, i fundit nga njësitë federale, shpalli si të domosdoshme vënien e maskave mbrojtëse në gojë dhe hundë, transmeton albinfo.ch. Vendimi merret të premten dhe do të aplikohet për transportin lokal dhe blerjet duke filluar nga e hëna, ka thënë një zëdhënës i qeverisë së Bremenit.
Në të 16 njësitë federale, do të vlejë detyrimi për të gjithë njerëzit që të vendosin maskat mbrojtëse kur shfrytëzojnë transportin publik dhe, me disa përjashtime, edhe kur bëjnë blerje.
Vetëm në kryeqytetin gjerman Berlin dhe landin afër tij, Brandenburg – jashtë kryeqytetit të tij, Potsdam – maska mbrojtëse për gojë dhe hundë është e detyrueshme vetëm në transportin publik nga e hëna, përcjell albinfo.ch. Ndërsa me rastin e hyrjes në dyqane, mbajtja e maskës vetëm “rekomandohet urgjentisht” për qytetarët.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













