Kosova
Operohet Presidenti i Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ka bërë të ditur Presidenca. Sipas këtij njoftimi, operacioni i presidentit ka kaluar me sukses.
Presidenca ka bërë të ditur se Thaçi i është nënshtruar operacionit sot pasdite e se momentalisht është nën kujdes të personelit mjekësor.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, shkruhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, shkruhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë Orkestra e Operas për Fëmijë e sapothemeluar, me mbi 80 muzikantë të moshës 8 deri në... -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027













