Kosova
Ndihma të tjera nga Turqia për ballafaqim me COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, vlerësuan sot se bashkëpunimi midis shteteve ka një rëndësi të jashtëzakonshme në ballafaqimin me sukses kundër pandemisë Covid-19.
Ata morën pjesë sot në pranimin e një kontingjenti të pajisjeve mjekësore, të cilat Republika e Turqisë i ka dhuruar Kosovës për t’u ballafaquar sa më mirë pe pandeminë Covid, si pjesë e pakos së ndihmave mjekësore që Turqia solli në Kosovë më 8 prill të këtij viti, përfshirë masa mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor (PPE), aparaturë dhe pajisje tjeëtr mjekëosore.
Ministri Vita ka falënderuar shtetin e Turqisë për kontributin dhënë sistemit shëndetësor për përballimin e Covid-19, derisa Ambasadori Çagri Sakar ka thënë se ky shtet është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe shtetet e tjera në ballafaqimin me një problem të përbashkët dhe global.
Pjesë e pajisjeve mjekësore që sot u pranuan nga MSH janë pjesë e kontingjentit në vëllim prej 9 m3 të mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve, dedikuar popullit të Kosovës nga Republika e Turqisë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra Një anëtare e ekipit kombëtar zviceran të hokejit në akull për femra rezultoi pozitive për norovirus... -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë














