Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: Edhe dy të vdekur nga koronavirusi, shkon në 59 numri i viktimave
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe për dy të vdekur nga koronavirusi. Viktimat janë njëri nga Shkupi i moshës 25-vjeçare, i sëmurë me sindromën Down dhe një tjetër i moshës 36-vjeçare nga Gostivari, që vuante nga mbipesha.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 59, shumica nga Shkupi, Kumanova dhe Struga.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 41 persona të infektuar me koronavirus nga 728 teste të kryera në 24-
orët e fundit. Numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 17, është regjistruar në Shkup, që mbetet edhe qyteti me numrin më të madh të të sëmurëve me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1,367 persona, ndërsa prej tyre 374 persona janë shëruar.
Që nga paraqitja e virusit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 14,758 teste.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për kufizimin e lëvizjeve, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave në vendet publike, si mundësi e vetme për mbrojtje nga përhapja e virusit.
Ora policore të dielën ka nisur në orën 15:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s















