Lajme
56.000 vetave u është ndaluar hyrja në Zvicër për shkak të pandemisë
Për shkak të numrit të madh të ndalimeve për të hyrë në vend në javët e para, Këshilli Federal kishte qartësuar dispozitat
Që nga 13 marsi, rreth 56,000 personave u është refuzuar nga ana e doganës hyrja në Zvicër. Për më tepër, rreth 150 gjoba janë shqiptuar mesatarisht çdo ditë, kanë deklaruar nga Administrata Doganore Federale (EWZ) për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Administrata doganore ka konfirmuar një raport nga gazeta e së Dielës “Le Matin Dimanche” që bën fjalë për këtë problematikë.
Për shkak të numrit të madh të ndalimeve për të hyrë në vend në javët e para, Këshilli Federal kishte qartësuar dispozitat, përcjell albinfo.ch. Në veçanti, “Turizmi për blerje” (shopping) në anën tjetër të kufirit dënohet me gjobë prej 100 frangash. Dëmtimet e pronës në barrierat e vendosura në kufi ashtu si dhe kalimi i kufirit në postet kufitare të paautorizuara gjithashtu ndëshkohen.
Aktivitetet e turizmit dhe kohës së lirë nuk janë të ndaluara, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, kjo nuk rekomandohet. Udhëtarët duhet të respektojnë rregullat me të cilat vendet fqinje rregullojnë hyrjen e shtetasve të huaj
Jo të gjitha rajonet preken në mënyrë të barabartë nga shkeljet e përmendura. Si shembull, shkeljet që lidhen me “turizmin për blerje” janë më të pakëta në Ticino. Kjo për faktin se në Itali rregullat e hyrjes dhe udhëtimit janë shumë të rrepta. Nga ana tjetër, ka më shumë shkelje në kantonin e Gjenevës.
Ushtria ka 50 profesionistë dhe 750 rezervistë në mbështetje të kontrolleve kufitare. EZV gjithashtu për këtë qëllim përdor edhe helikopterë ushtarakë.
Këshilli Federal ka kufizuar hyrjen në kufirin italian që nga 13 mars. Kjo masë është shtrirë më vonë edhe në raport me Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Spanjë si dhe një pjesë e trafikut ajror.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













