Lajme
Zvicër: Tre të vdekur brenda një dite, numri më i ulët që nga 14 marsi
Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, sipas keystone-sda, ndërsa sipas platformës worldometers.info, ka pasur vetëm një të vdekur
Pas një rënieje të theksuar të numrit të infeksioneve me Covid-19 (28 sosh) që ishte shënuar në fillim të javës së kaluar në Zvicër, numri i rasteve në vijim kishte treguar luhatje të theksuara. Por, ai, përkundër ngritjeve relative, nuk e kishte rrezikuar trendin e qartë të rënies, shkruan albinfo.ch.
Sot, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 39 infeksione të reja nga koronavirusi, që janë regjistruar brenda një dite, që është numër pak më i vogël se një ditë më parë. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dje kishte raportuar 54 raste, ndërsa një ditë para kësaj, të shtunën, 44 raste.
Sipas BAG-së, të hënën kishte gjithsej 30.344 raste pozitive, të konfirmuara nga laboratori.
Numri i vdekjeve në lidhje me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet së bashku, sipas agjensisë së lajmeve Keystone-SDA në mesditën e të hënës ka qenë 1834. Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i riaktualizon ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.
Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, sipas keystone-sda, ndërsa sipas platformës worldometers.info, ka pasur vetëm një të vdekur. Të dy këto shifra janë më të ultat, të regjistruara që nga 14 marsi, kur së fundi ishin raportuar 4 të vdekur. Siç dihet, pas asaj date numri kishte shkruar duke u rritur në vazhdimësi derisa kulmin e ka arritur më 8 prill, me 68 viktima.
Në katër ditët e fundit janë raportuar rregullisht në mes 6 dhe 7 të vdekur në ditë.
Ndërkaq BAG ka raportoi për 1543 të vdekur, që është numër dukshëm më i ulët, shkruan albinfo.ch. Zyra Federale thotë se u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dërguar deri të hënën në mëngjes, si pjesë e detyrimit të raportimit, përcjell albinfo.ch. Po kështu BAG thotë se në Zvicër ka 354 infeksione në 100,000 banorë.
Deri të hënën (sot) janë realizuar 312.813 testime dhe, sipas BAG, njëmbëdhjetë për qind e këtyre kanë rezultuar pozitive.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë













