Lajme
BAG korrigjon gabimin: Nuk janë 98, por 58 infeksione të reja
Arsyet e korrigjimit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) janë aktualisht ende të paqarta.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka korrigjuar shifrat e fundit lidhur me situatën më të re sa u përket rasteve me virus në Zvicër, shkruan srf.ch.
Në vend të 98 infeksioneve të reja, sa ishte njoftuar paraditen e sotme, institucioni tani raporton për vetëm 58 raste të tilla, transmeton albinfo.ch. Me shtatë infeksione të reja shtesë, kjo është pak më shumë se një ditë më parë, kur ishin 51 raste dhe me siguri nuk është dy herë më shumë se dje, siç ishte thënë në fillim.
Edhe albinfo.ch, sikur të gjitha mediat e tjera, e kishte publikuar shifrën në fjalë. Arsyet e korrigjimit nga BAG janë aktualisht ende të paqarta.
Sipas informacionit të ri, 30.572 njerëz aktualisht janë të infektuar me koronavirus dhe kanë vdekur 1602 persona, përcjell albinfo.ch. Sipas platformës wordometers.info tashmë raportohen 1878 të vdekur dhe 27100 të shëruar.
Numri i testeve të kryera arrin në mbi 339,364. Në 11 për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv.
Arsyet e korrigjimit nga BAG janë aktualisht ende të paqarta.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













