Koronavirusi: çast pas çasti
Kriza e koronavirusit zvogëlon importin dhe eksportin në Kosovë
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në të gjitha sferat e ekonomisë.
Si pasojë e masave qeveritare të izolimit dhe mbylljes së bizneseve, ka rënë në mënyrë drastike importi dhe eksporti në Kosovë, rrjedhimisht është ulur edhe konsumi.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vetëm për muajt mars dhe prill të këtij viti importi i produkteve ka shënuar rënie mbi 139 milionë euro, kurse eksporti i mallrave nga Kosovë në vende të tjera në mbi 3 milionë euro.
“Nga data 01.03. 2020 deri më 30.04.2020 importi i produkteve nga shtetet e tjera në Kosovë ka qenë mbi 441 milionë euro, nga mbi 580 milionë euro sa ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.
“Kurse eksporti nga mbi 61 milionë euro sa ka qene në muajt mars dhe prill të vitit të kaluar, ka rënë në 58 milionë euro”, ka thënë Adriatik Stavileci në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Paralelisht me importin, rënie ka pasur edhe konsumi, çka sipas ekspertëve për çështje ekonomike, kjo drejtpërdrejt ndikon në të hyrat buxhetore të shtetit.
Kjo, pasi vlera më e madhe e buxhetit mbushet nga të hyrat e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
122 politikanë, viktima të spiunazhit kinez, përfshirë zviceranët