AT Balkani
Kur mund të shkoni në Greqi për pushime
Edhe Greqia ka filluar me masa lehtësuese dhe po përgatitet për sezonin turistik
Greqia do të lejojë turistët të hyjnë në vend pa u bërë testin e koronavirusit apo pa i futur në karantinë kur fluturimet ndërkombëtare të rifillojnë më 1 korrik.
Por, zyrtarët e shëndetësisë do të kryejnë teste të shpejta, kur të jetë e nevojshme, tha ministri grek i turizmit, Haris Theoharis.
Ai prezantoi masa specifike për kthimin në jetë të industrisë së dëmtuar rëndë të turizmit pas një fjalimi në televizion të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis, që prezantoi një plan gjithpërfshirës për ristartimin e ekonomisë.
Aeroplanët do të fillojnë të zbresin në tokë, në aeroportin ndërkombëtar të Athinës kur shërbimet të rifillojnë më 15 qershor, por aeroportet e tjera do të hapen vetëm më 1 korrik, tha ai.
Turistët e parë do të jenë nga vendet ku të dhënat epidemiologjike janë inkurajuese, si Ballkani, dhe vendet e Evropës, si Gjermania, transmeton Scan.
Theoharis ndërkohë tha se autoritetet do të forcojnë kapacitetet e sistemit shëndetësorë në disa destinacione turistike duke siguruar teste dhe mjekë, por edhe një plan operacional për menaxhimin e infektimeve të mundshme, si mjekë hotelesh, zona karantine dhe transferime për në spital, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













