Lajme
Policia vret një person të armatosur në Adelboden të Bernës
Pas hyrjes së tij në shtëpi, u krijua një situatë e kërcënimit akut dhe me këtë rast u vu në përdorim një armë e shërbimit policor
Një burrë është qëlluar për vdekje në një operacion policor që është zhvilluar të enjten në Adelboden të regjionit Berner Oberland të Kantonit të Bernës, shkruan srf.ch.
Sipas një komunikate, policia ka marrë njoftimin se një burrë në një ndërtesë banimi në Adelboden po tregonte sjellje jonormale, transmeton albinfo.ch.
Ai veç tjerash ka kërcënuar se do të dëmtonte veten e tij. Pas hyrjes së tij në shtëpi, u krijua një situatë e kërcënimit akut dhe me këtë rast u vu në përdorim një armë e shërbimit policor.
Personi në fjalë u godit prej një plumbi të shkrepur nga policia dhe për pasojë vdiq në vendin e ngjarjes.
Ngjarja, për shkak të ndjeshmërisë së saj. po hetohet nga një trupë policore jashtë kantonit ku ajo ka ndodhur, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih















