Lajme
E përditshmja italiane: Pse Shqipëria ka më pak viktima
Pse Shqipëria e ca vende të vogla kanë me pak viktima, krahasuar me shtetet e tjera?
Pas tre muajsh krize shëndetësore, të dhënat e mbledhura na lejojnë të krijojmë një tablo më të qartë të saj, ose të paktën të valës së parë shkruan e përditshmje e njohur italiane, Corriere della Sera, sipas të cilës, kjo tablo tregon se në Europë betejën kundër koronavirusit e fituan vende të konsideruara “ të dobëta” dhe më të varfra.
Rumania, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Hungaria apo Sllovakia, thuhet në artikull, kanë pasur në raport me popullatën shumë më pak vdekje krahasuar me vende të pasura të kontinentit të vjetër si Framca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Britania e Madhe dhe Italia vetë. Kanë pasur më pak të infektuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë në kohë kurbën epidemike. Përse? Është çështje fati? Mbase është dhe kështu, thotë Corriere. Ose mbase personat që bartnin virusin kanë lëvizur më shumë në pjesën qendrore të Europës në javët vendimtare të periudhës janar-shkurt.
Disa të dhëna megjithatë bëjnë të mendohet se ka dhe dicka tjetër: këto vende u treguan më të kujdesshme, sepse ishin të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre sanitare. Për këtë arsye, nuk i morën lehtë sinjalet që mbërrinin nga Italia e Spanja dhe vendosën të veprojnë shpejt, duke marra masa të rrepta izolimi.” E dinin që nuk ia lejonin dot vetes të rrezikonin në këtë situatë”, shkruan gazeta prestigjioze, transmeton TCH, përcjell tutje albinfo.ch.
Dhe modestia e vendeve të varfra të Europës dha fryte. Shkrimi thekson se Shqipëria ka vetëm 11 vdekje për 1 milion banorë, ndërsa Britania, 536’ Greqia 16 dhe Belgjika, 795; Sllovakia vetëm 5, ndërsa Franca 432. Rumania 60, Zvicra 220.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss













