Kosova
Kosova lehtëson masat e izolimit, të enjten hapen objektet fetare
Do të mbyllet edhe karantina deri në fund të muajit dhe në bashkërëndim me shtetet e rajonit.
Në një konferencë për media ministri në detyrë i Shëndetësisë i Kosovës, tregoi rreth masave të reja lehtësuese, kjo pas rishikimit të rezultateve me COVID19, për të cilat ai tha se janë inkuruajuese.
Ai fillimisht falënderoj punonjësit shëndetësor, policët e inspektorët për bashkëpunim e mirëkuptim. Por, edhe institucionet qeveritare e jo qeveritare që janë duke ndihmuar vazhdimisht.
“Dje kemi pas 0 raste nga 13 marsi, hera e parë dhe ky është një sukses i përbashkët.
Janë realizu mbi 13 mijë teste sepse rreziku s’ka kalu ende do të vazhdojmë testimet. Virusi mund të ndryshojë dhe të përshtatatet. Ne fillim kishim masa më të vështira, por tani kemi fillu me fazat në normalitet.
Para një jave prezantuam Fazën e Dytë, pas diskutimeve që kemi pas javën e kalume dhe rezultateve jemi mjaftueshëm të inkuruajuar për masat e reja lehtësuese.
Sot jam me prijësit fetarë, nga kjo mund ta kuptoni se në masat lehtësuese janë për fillimin e hapjes së objekteve fetare, që do të hapen nga kjo enjte”, tha Vitia, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu tregoi se do të rritet edhe lëvizja e lirë e qytetarëve.
“Por orari do të ndryshojë , do të largohen fasha për lëvizje dhe do të jetë 05 – 21 në mbrëmje do të lëvizin pa kufizime Do të mbyllet edhe karantina deri në fund të muajit dhe në bashkërëndim me shtetet e rajonit. Me fazën e tretë parashihen masa të reja që do të çlirojnë ekonominë. Është e rëndësishme se deri po kalojmë në një fazë të re, po kalojmë edhe në rritje të përgjegjësisë qytetare”.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












