Lajme
Për një vit, asnjë pasagjer i vdekur në transportin publik të Zvicrës
Asnjëri nga të vdekurit nuk ka qenë pasagjer në transportin publik. Shumica e aksidenteve kanë ndodhur për shkak se përdoruesit e tjerë të rrugës kanë injoruar rregullat e trafikut rrugor
Ata që përdorin transportin publik në Zvicër udhëtojnë në një siguri maksimale. Si numri i aksidenteve të rënda ashtu dhe ai i viktimave, edhe në vitin 2019 ishin më të ulëtat, sipas raportit të sigurisë, të publikuar të hënën nga Zyra Federale e Transportit (BAV), shkruan sda.ch.
Në këtë raport flitet për 212 aksidente të rënda në transportin publik gjatë vitit të kaluar. 25 persona kanë humbur jetën, 161 kanë pësuar lëndime të rënda.
Por ajo që duhet theksuar është se asnjëri nga të vdekurit nuk ka qenë pasagjer në transportin publik, transmeton albinfo.ch. Shumica e aksidenteve kanë ndodhur për shkak se përdoruesit e tjerë të rrugës kanë injoruar rregullat e trafikut rrugor, prandaj kanë pësuar. Kryesisht autobusët dhe tramvajët kanë qenë të përfshirë në aksidente.
Në krahasim me transportin privat, transporti publik në Zvicër është dukshëm më i sigurt, siç tregon një vlerësim i periudhës 2008 deri në 2017 nga Zyra Federale e Statistikave (BFS).
Prandaj, rreziku i aksidenteve me fatalitet në tren është 59 herë më i ulët për person-kilometër sesa ai në makinë, përcjell albinfo.ch. Në një krahasim evropian, Zvicra renditet e dyta për sa i përket sigurisë në transportin publik.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë Këshilltari Kombëtar i Partisë Popullore Zvicerane, Andreas Glarner, po bën thirrje për një kthim në kufizime... -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026 -
Zvicra përjeton një ‘rritje të ndjeshme’ të rasteve të gripit














