Lajme
90% e zviceranëve duan të punojnë pjesërisht nga shtëpia
Vetëm 6 për qind kategorikisht refuzojnë të punojnë në shtëpi, qoftë edhe pjesërisht, pas pandemisë
Sipas një studimi të realizuar nga sindikata Syndicom, 90 për qind e punonjësve zviceranë duan që një pjesë të punës së rregullt ta kryejnë në shtëpi, si punë shtesë. Sindikata në fjalë ka porositur sondazhin nga instituti i kërkimeve gfs.bern, gjatë bllokimit të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan srf.ch.
Sipas sondazhit, kënaqësia e punës në “shtëpinë zyrë” (Home Office) është më e madhe. Në këtë model pune, jeta private me atë profesionale mund të pajtohen më mirë pastaj zyra e shtëpisë është gjithashtu e mirë edhe për mbrojtjen e mjedisit, transmeton albinfo.ch.
Të 1126 të anketuarit kanë rezerva sa i përket mungesës së kontakteve joformale dhe izolimit, pastaj pajisjeve të vendit të punës në shtëpi dhe shpenzimeve të shkaktuara për “Home office”.
Kohën që ata kursejnë duke mos e bërë rrugën deri në vendin e punës, 78 për qind e të anketuarve e shfrytëzojnë për çështje private dhe 68 për qind për punë profesionale, përc jell albinfo.ch. 64 për qind besojnë se zyra e shtëpisë promovon ndjenjën e të qenit vetëm.
Megjithatë, vetëm 6 për qind kategorikisht refuzojnë të punojnë në shtëpi, qoftë edhe pjesërisht, pas pandemisë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje














