Lajme
Koronavirusi në Zvicër: 20 raste të reja të konfirmuara
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19, sipas Keystone-SDA të enjten ishte 1917 ndërsa sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), 1655
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda ditës së fundit janë raportuar 20 infeksione të reja me koronavirus. Siç është bërë tashmë ditur, nga pesëmbëdhjetë raste të reja ishin raportuar të mërkurën dhe të martën, shkruan sda.ch.
Bëhet fjalë për një luhatje numrash në mes 10 dhe 20 që po ndodh dhjetë ditëve të fundit, por tendenca e uljes është e padyshimtë.
Deri më sot janë gjithsej 30,796 raste të konfirmuara nga laboratori, ka njoftuar të enjten Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Numri i vdekjeve nga sëmundja e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA të enjten pasdite ishte 1917, transmeton albinfo.ch. Ai ishte i njëjtë me një ditë më parë, që nënkupton se nuk ka pasur asnjë viktimë të re në 24 orët e fundit. Keystone-SDA këto shifra i siguron pasi që analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve.
BAG ndërkaq ka raportuar një numër tjetër, më të vogël të vdekjeve, 1655. Por sipas BAG në 24 orët e fundit është rritur ky numër për 6, pasi që ditën e kaluar kanë qenë 1649.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 385.822. Në 10 për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv. Ka pasur 359 infeksione në 100,000 banorë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje













