Kosova
Austri – Kosovë – Austri: Nisen linjat e rregullta të autobusëve
Kompanitë e autobusëve kanë njoftuar se janë marr të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme që të fillojnë me linjat e rregullta Austri - Kosovë - Austri.
Pritjes po i vie fundi. Mërgimtarët serish do të mund të udhëtojnë për në vendlindje. Ata do të mund të vizitojnë shtëpitë dhe familjen e tyre.
Pas dy muaj e gjysmë ndërprerje të linjës tokësore Austri – Kosovë dhe anasjelltas për shkak të Covid-19, që nga nesër (e diel) kompanitë turistike të autobusëve do të fillojnë udhëtimet e rregullta Austri – Kosovë – Austri. Kompanitë e autobusëve kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme që të fillojnë me linjat e rregullta. I pari që do e “pres shiritin” e rrugëtimit të rregullt është kompania “Bici-Com Reisebüro”.
“Të dashur mërgimtar, pas rekomandimit nga OBSH-ja për ndërprerjen e linjave te autobusëve me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, ne kemi filluar me organizimin e udhëtimeve Austri-Kosove-Austri nga data 20.05.2020 me orar të reduktuar.
Ju njoftojmë se kemi ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme që të fillojmë me linjat e rregullta. Nisja e parë realizohet nga Austria me 31.05.2020”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Bici – Com Reisebüro”, raporton Albinfo Austria.
Një ditë më vonë, pra nga dita e hënë, udhëtimet e rregullta për në Kosovë do t’ i fillojë edhe kompania tjetër “Loshi Reisen”. “Të nderuar bashkatdhetar! Në bazë të raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, situata me pandeminë Covid -19 është duke u përmirësuar. “Loshi Reisen” ju njofton që kemi ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse sipas kërkesave të OBSH-së dhe më 1 qershor 2020 do të fillojmë me nisjen nga Austria për në Kosovë”, njofton “Loshi Resien”.
Ndërkohë, edhe kompania tjetër i autobusëve, “Deda Tours”, ka lajmëruar udhëtarët e tij se nisja nga Austria për në Kosovë do të bëhet e mundur nga data 4 qershor.
Pajisjet që duhet t’ i këtë udhëtari me vete
Albinfo Austria ka kontaktuar edhe me pronarin e autobusëve të kompanisë “Bici –Com Reisebüro”, Gazmend Bicin, për t’u njoftuar se cilat janë pajisjet që duhet t’ i këtë një udhëtar gjatë rrugës. “Udhëtarët duhet të janë të pajisur vetëm me dezinfekcion, dorëza të duarve dhe maskë mbrojtëse. Asgjë tjetër”, tha Gazmend Bici duke hequr merakun e udhëtarëve. “Nuk i duhet asnjë formular për të plotësuar gjatë rrugës. Nuk ka karantinë as në Kosovë dhe as në Austri”, shtoi ai.
Ndërkohë, ata që dëshirojnë të udhëtojnë me aeroplan, “Austria Airlines” ka njoftuar se udhëtimet e para me aeroplan do t’i nisë nga data 15 qershor. Në 40 destinacionet e para, është edhe destinacioni për Prishtinë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











