Lajme
40% e të sëmurëve në stacionet intensive në Zvicër, më të rinj se 60 vjeç
40 për qind e pacientëve që ishin sëmurë rëndë me Covid-19, gjegjësisht ishin shtruar në stacione intensive, ishin nën 60 vjeç. Një e treta nuk kanë pasur sëmundje të mëparshme
Është një perceptim i përhapur se për shkak të sëmundjes Covid-19, vetëm njerëzit e moshuar duhet të trajtohen në njësinë e kujdesit intensiv. Por bëhet fjalë për një paragjykim.
Këtë e tregojnë shifrat e Shoqatës Zvicerane për Kujdesin Intensiv, të publikuara nga emisioni i lajmeve “tagesschau”, i transmetuesit publik të Zvicrës, SRF.
Sipas këtyre shifrave, 40 për qind e pacientëve që ishin sëmurë rëndë me Covid-19, gjegjësisht ishin shtruar në stacione intensive, ishin nën 60 vjeç, transmeton albinfo.ch. Dhe nga këta, rreth një e treta nuk kishin madje as sëmundje të mëparshme, sipas raportit të Tagesschau.
Edhe nën 50 vjeçarët jane të prekur dhe mjaft nga ata janë të sëmurë rëndë. Ata përbëjnë një të gjashtën e pacientëve të shtruar në stacionet e kujdesit intensiv, thotë specialisti i mjekësisë intensive në Spitalin universitar të Cyrihut, Peter Steiger.
E gjithë kjo tregon se virusi korona gjithashtu mund të godasë fort edhe njerëz të rinj dhe të shëndetshëm. Megjithatë, personat nën 60 vjeç zakonisht i mbijetojnë sëmundjes, konstatohet nga shoqata e përmendur.
Shumica dërrmuese e pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv, përfshirë edhe pacientët më të rinj, kalojnë një kurë të zgjatur shërimi, përcjell albinfo.ch. Edhe më pas ata vazhdojnë të jenë të shtruar në “stacione” normale për një kohë të caktuar, thotë Antje Heise, nënkryetare e shoqatës së mjekësisë intensive të Zvicrës. Pas gjithë kësaj, megjithatë, ata nuk mund të ri-integrohen aq shpejt në jetën e punës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














