Futboll
Kështu vlerësohen Rashica, Muriqi dhe Zeneli në PES 2020
Video loja e futbollit, PES, e ka publikuar versionin m të ri të përditësuar lojën e futbollit duke e shtuar Kampionatin Evropian 2020 për PS4, Xbox One dhe PC, me yjet e Kombëtares së Kosovës po ashtu.
Përditësimi i ri përfshinë turneun e Kampionatit Evropian 2020, si dhe të gjitha 55 kombëtaret evropiane, fanellat dhe stadiumet.
Edhe lojtarët e Kombëtares së Kosovës janë përditësuar në këtë video lojë futbolli.
Kosova është buzë kualifikimit në Euro 2020, evropianin i cili megjithatë do të luhet në vitin 2021 për shkak se u shty për një vjet si pasojë e pandemisë koronavirus, pasi është në play-off me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë.
Ekipit kombëtar dardan i duhen dy fitore në dy ndeshjet për ta arritur pjesëmarrjen e parë historike në këtë turne veror.
Vedat Muriqi i Fenerbahces është futbollisti më vlerësimin më të lartë në PES 2020 nga ekipit kombëtar i Kosovës. Vlerësimi i tij i përgjithshëm është 78.
Muriqi është golashënuesi më i mirë i Kosovës me 8 gola në 23 paraqitje.
Arbër Zeneli i Stade de Reims, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i Kosovës me 7 gola në 18 ndeshje, ka vlerësim të përgjithshëm prej 77 në PES 2020.
Ngjashëm edhe Milot Rashica i Werder Bremen, i cili i ka vetëm tri gola në 25 ndeshje.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud















