Lajme
Zvicër: 20 infeksione të reja dhe një rast vdekjeje nga Covid-19
Numri i infeksioneve të ditëve të fundit, ka një stabilizim rreth numrit 20. Kështu, 23 raste të reja janë raportuar të premten, 20 të enjten dhe 19 të mërkurën
Gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 20 infeksione të reja me koronavirus, shkruan sda.ch.
Deri më tani, sipas gjendjes së të shtunës pasdite, në gjithë vendin ka pasur gjithsej 30.956 raste të konfirmuara nga laboratori.
Sa i përket numrave të infeksioneve të ditëve të fundit, ka një stabilizim rreth numrit 20, transmeton albinfo.ch. Kështu, 23 raste të reja janë raportuar të premten, 20 të enjten dhe 19 të mërkurën.
Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA të shtunën pasdite ka qenë i pandryshuar, 1921 .
Por BAG ka raportuar 1661 raste të vdekjes, ose një më shumë se një ditë më parë, kur ishin 1660. Kjo korrespondon me 19 vdekje për 100,000 banorë. Zyra Federale i referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të Shtunën, si pjesë e detyrimit të raportimit, transmeton albinfo.ch. BAG shkruan se numri mund të devijojë në varësi nga raportimet e kantoneve.
Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i Covid-19, deri tani ka arritur në 419.980. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv. Në 100,000 banorë, Zvicra ka 361 infeksione, që është numër mbi mesataren evropiane.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












