Lajme
Zvicrës tani i teprojnë maskat: Pothuajse askush nuk i përdor ato
Pas fushatës për sigurmin e tyre, Zvicra tashmë është "vërshuar" nga miliona maska higjienike dhe nuk di më ku t`i vendosë ato
Pas “krizës së maskave”, gjegjësisht debateve që zgjatën rreth dy muaj rreth mungesës së maskave mbrojtëse, tani Zvicra “po fundoset” në tepricën e këtyre maskave
Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, Zvicra po mbytet nën maskat mbrojtëse. Pas fushatës për sigurmin e tyre, Zvicra tashmë është “vërshuar” nga miliona maska higjienike dhe nuk di më ku t`i vendosë ato, transmeton albinfo.ch. Rrallëkush është duke përdorur këtë mjet mbrojtës, shkruan gazeta.
NZZ pohimet në këtë artikull i mbështet në një dosje mbi pandeminë në Zvicër. Autoritetet dhe ushtria kishin urdhëruan sigurimin e rreth 250 milionë njësive (maskave) midis fundit të marsit dhe fillimit të qershorit.
Rreth 40 milionë prej tyre u janë dorëzuar kantoneve dhe shitësve me pakicë me çmimin e kostos, përcjell albinfo.ch. 90 milionë maska të tjera të porositura janë akoma në Kinë ose rrugës për në Zvicër.
Po ashtu tashmë ishin rreth 120 milion njësi në depot përkatëse gjithandej në Zvicër. Kështu, mbetet e hapur se çfarë duhet të ndodhë me maskat e tepërta, shkruan NZZ am Sonntag.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë















