Lajme
5000 veta në Gjenevë demonstrojnë kundër racizmit
Pjesëmarrësit kryesisht të rinj, duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi, janë mbledhur në grupe prej maksimalisht 300 personash
Në Gjenevë, në mbrëmjen e sontme rreth 5000 veta kanë mbajtur një tubim për të përkujtuar vdekjen e dhunshme të zezakut amerikan, George Floyd, të mbytur nga një polic, dy javë më parë, shkruan srf.ch.
Pjesëmarrësit kryesisht të rinj, duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi, janë mbledhur në grupe prej maksimalisht 300 personash, transmeton albinfo.ch. Shumë prej tyre kanë vendosur msaska mbrojtëse në fytyrë, siç tregojnë imazhet në media.
Përveç përkujtimit, organizatorët thonë se ata janë gjithashtu kritikë ndaj racizmit të hapur dhe të fshehur, i cili, sipas tyre është duke ndodhur edhe në Zvicër. Ndërkohë, Floyd është varrosur në qytetin amerikan të Houston.
Tubimi në Gjenevë vjen pas aktivitetesh tjera të ngjashme që janë mbajtur nga fundjava në Cyrih, Basel, Bernë, Biel dhe Neuchâtel.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














