Shqipëria
Mbi 5000 shtetas shqiptarë u kthyen gjatë pandemisë
Këto shifra janë sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” qëndroi i mbyllur për fluturime të rregullta ndërkombëtare civile tregtare si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, por gjatë kësaj periudhe nën kujdesin e qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me shoqërinë ajrore Air Albania kanë vazhduar operimet me kryerjen e fluturimeve të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kishin mbetur jashtë vendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë periudhës 23 mars deri më 28 maj janë kryer gjithsej 77 fluturime riatdhesimi dhe mbi 5000 shtetas shqiptarë u rikthyen në Shqipëri.
Gjatë muajit maj, nga dy aeroportet e Italisë (Romë dhe Milano) janë kryer 18 fluturime dhe janë transportuar rreth 3 200 pasagjerë. Nga Gjermania, nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit janë kryer 6 fluturime dhe janë transportuar rreth 1100 pasagjerë, raporton albinfo.ch.
Po ashtu nga Britania e Madhe, Zvicra, Franca dhe Turqia janë transportuar gjithsej 1600 pasagjerë për në Shqipëri, nëpërmjet rrugës ajrore me avionët e shoqërisë Air Albania, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës












