Lajme
Aeroporti i Prishtinës mbetet i mbyllur: Anulohet fluturimi i nesërm Cyrih-Prishtinë
Lidhur me situatën e krijuar, agjencitë e fluturimit kanë anuluar të gjitha biletat e parapara për fluturimet e planifikuara për nesër, 15 qershor
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” mbetet i mbyllur për shkak të zgjatjes së ë kufizimeve nga pandemia e koronavirusit, transmeton albinfo.ch
Sipas një njoftimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë thuhet se janë duke i pritur vlerësimet e institucioneve përkatëse, përfshirë IKSHPK-në, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Lidhur me situatën e krijuar, agjencitë e fluturimit kanë anuluar të gjitha biletat e parapara për fluturimet e planifikuara për nesër, 15 qershor.
Në këtë kontekst, edhe kompania AirPrishtina u është drejtuar klientëve të saj me njoftimin se është e detyruar të anulojë fluturimin e planifikuar për të hënën, 15 qershor në relacionin Cyrihu – Prishtinë dhe anasjelltas, shkruan albinfo.ch. Ajo i lut personat që kishin rezervuar biletat për nesër, të paraqiten në qendrën e kontaktimit për të bërë rirezervimin ose ndryshimin e destinimit të biletave.
Në vazhdim njoftimi i plotë nga Aeroporti i Prishtinës:
Njoftohen të gjithë operatorët ajrorë, udhëtarët dhe palët tjera të interesuara se Autoriteti i Aviacionit Civil, në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore, duke u siguruar se të gjitha rekomandimet e dala nga protokolli ndërkombëtar i sigurisë për mbrojtjen e shëndetit në aviacion do të zbatohen.
Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimi pozitiv nga ky Institut, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar













