Lajme
Zvicër: 37 infeksione të reja brenda një dite
15 raste ishin raportuar të martën, 23 të dielën dhe 31 të shtunën. Të martën është raportuar një vdekje e re nga Covid-19
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 37 infeksione të reja me koronavirus. Ky numër tregon për një rritje relative të rasteve në krahasim me ditët e fundit.
Numrat e rasteve të reja janë subjekt i një luhatje javore me ulje në fundjavë, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, 15 raste ishin raportuar të martën, 23 të dielën dhe 31 të shtunën. Të martën është raportuar një vdekje e re nga Covid-19.
Deri më tani, ka pasur gjithsej 31183 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të mërkurën pasdite, shkruan sda.ch. Ndërsa platforma worldometersinfo njofton për 28.900 të shëruar deri më tani.
Sipas BAG deri më sot në Zvicër janë regjistruar 1678 vdekje ndërsa sipas worldometer.info 1956 veta kanë gjetur vdekjen nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar Këshilli Federal tani synon të porosisë më pak avionë luftarakë në mënyrë që kostot të mos... -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën












