Lajme
Veseli e cilëson politike akuzën e Gjykatës Speciale
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për krime dhe pengim të punës së Gjykatës Speciale.
Sipas Veselit, lëshimi i deklaratës nga Prokurori Special para se të konfirmohet akuza ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi me pretendimin se ata kanë tentuar bllokimin e punës së kësaj gjykate, “janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”.
“Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi. Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës. Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.
Veseli ka thënë se qasja e treguar nga prokurori me këtë njoftim, “është paralajmërim për rrugën që ai pretendon ta ndjekë për të ushtruar të gjithë pushtetin e tij”.
“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi. Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike. Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjekë për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij. Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme dhe të pandikuar nga rrethanat politike. Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike”, ka vazhduar Veseli.
Veseli tutje ka thënë se askush s’mund ta njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës teksa e ka quajtur të shenjtë luftën e saj, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive














