Lajme
5 kosovarë dhe zviceranë dyshohen të kenë marrë pa të drejtë kredi “COVID”
Këta dyshohet se kanë marrë kredi të njohura si "COVID", të cilat arrijnë shumën prej disa qindra-mijëra frangash
Policia kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin publik të qarkut Limmattal / Albis, ka realizuar një hetim mbi mashtrimin për kreditë Covid kundër pesë personave, shkruan polizeinews.ch.
Këta dyshohet se kanë marrë kredi të njohura si “COVID”, të cilat arrijnë shumën prej disa qindra mijë frangash, transmeton albinfo.ch. Kreditë i kanë marrë nga banka të ndryshme me informacion të rremë.
Mashtruesit e dyshuar janë arrestuar në kuadër të një aksioni të koordinuar me trupat përkatëse të policisë në kantonet: Aargau, Zug dhe Cyrih. Gjatë kontrollimit të banesave të të dyshuarve janë sekuestruar dokumente, bartës të dhënash (cd) dhe mjete pasurore. Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar.
Të arrestuarit janë katër burra dhe një grua të moshave nga 21 deri 52-vjeçare, nga Kosova dhe Zvicra.
Dy persona janë lënë të lirë, pasi janë marrë në pyetje nga policia ose gjyqtarët hetues; tre të tjerët vazhdojnë të jenë në paraburgim, përcjell albinfo.ch.
Derisa të merret një gjykim i formës së prerë, të gjithë të përfshirët konsiderohen të pafajshëm.
Siç është shkruar në vazhdimësi, që nga shpërthimi i pandemisë, Zvicra, me qëllim të mbështetjes së bizneseve të prekura nga kjo krizë, ka dhënë kredi, të quajtura “Covid”, shkruan albinfo.ch. Në media është raportuar në vazhdimësi se ka shumë veta që kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar pa bazë nën pretkestin e dëmit të pësuar nga masat e koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë














