Kosova
Kosovë: 111 të prekur me COVID 19, 4 në gjendje të rëndë
Kështu ka njoftuar QKUK
QKUK-ja, përmes një njoftimi po ashtu ka bërë të ditur se të martën nga Klinika Infektive janë liruar pesë persona, të cilët ndonëse pozitivë në COVID-19, janë në gjendje stabile. Ata do të vetizolohen në shtëpi.
“Në klinikën Infektive, QKUK, sot, më 01.07.2020, gjenden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid 19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, shkruhet në njoftim.
Numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 2878. Në Kosovë janë 51 të vdekur, që kanë pasur sëmundje shoqëruese. Të shëruar deri më tani janë 1577 persona, ndërsa raste aktive mbesin 1250, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












