Lajme
Qeveria e Zvicrës vendos: Nga 6 korriku maskat në transportin publik bëhen të detyrueshme
Sommaruga ka bërë me dije se Këshilli Federal vendosi të fusë në fuqi detyrimin për vënie të maskave në transportin publik, nga e hëna, 6 korrik
Rritja e shpejtë e numrit të infeksioneve me koronavirus ka detyruar qeverinë e Zvicrës të përcaktohet për masa më të ashpra të mbrojtjes. Për këtë arsye në këto momente në Bernë po mbahet një konferencë për media lidhur me mbledhjen që ka pasur sot Qeveria e vendit.
Në konferencë po marrin pjesë: Presidentja Federale Simonetta Sommaruga, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin dhe Ministri i Financave Ueli Maurer. Ata po informojnë për vendimet e fundit të marra nga qeveria, shkruan albinfo.ch
Presidentja Simonetta Sommaruga në fjalën e saj ka kujtuar se Këshilli Federal i ka dhënë fund situatës së jashtëzakonshme dhjetë ditë më parë. Kjo përbënte sigurisht një mundësi, me kusht që kantonet të mund të veprojnë shpejt në sektorin e shëndetësisë. Por, “ndonjëherë masat lokale thjesht nuk janë të mjaftueshme. Ne gjatë ditëve të kaluara kemi parë se sa shpejt mund të përhapet virusi”.
“Transporti publik kërkonte një rregullore unike për Zvicrën, ka thënë Sommaruga, transmeton albinfo.ch. “Me detyrimin për të mbajtur maska, ne mbrojmë veten dhe qeniet njerëzore”. Prandaj Sommaruga ka bërë me dije se Këshilli Federal ka vendosur të fusë në fuqi detyrimin për vënie të maskave në transportin publik, nga e hëna, 6 korrik.
Ministri i shëndetësisë, Alain Berset thotë se ditëve të fundit ka pasur një rritje të numrave të infeksioneve.” Të gjitha vendet fqinje me Zvicrën kishin rregulla më të rrepta në lidhje me detyrimin për të vënë maskë. Hyrja në fuqi e detyrimit për vënie të maskës duhet të kuptohet si pasojë e rritjes së numrit të infeksioneve, përcjell albinfo.ch. Qëllimi është të parandalojmë një valë të dytë të pandemisë”.
Këshilli Federal, duke marrë këtë vendim, gjithashtu dëshiron të parandalojë vendosjen e masave nga kantonet veç e veç.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














