Lajme
Kurz i premton përkrahje Hotit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Hoti ka thënë se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian.
“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hoti në rrjetet sociale, përcjell Albinfo Austria.
“Me gjithë sfidat e vazhdueshme me Covid-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, shtoi tutje kryeministri kosovar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














