Lajme
Në dy kantone, maskat bëhen të detyrueshme edhe në dyqane
Në Jura, maska do të jetë e detyrueshme gjatë gjithë kohës ndërsa në Vaud, vetëm kur ka mbi 10 veta në dyqan
Në kantonin e Jura-s, duke filluar nga java e ardhshme, vënia e maskës bëhet e detyrueshme për të gjithë personat kur hyjnë në dyqane, shkruan srf.ch.
Qeveria e kantonit ka marrë këtë vendim sot, e premte, 3 korrik. Arsyeja për këtë është rritja e infeksioneve me koronavirus, e konstatuar së fundi, transmeton albinfo.ch. Qeveria e Kantonit të Jurës ka njoftuar se në dhjetë ditët e kaluara janë regjistruar 20 infeksione të reja.
Maska e detyrueshme hyn në fuqi të hënën dhe fillimisht është e vlefshme për dy muaj, përcjell albinfo.ch. Detyrimi për të vendosur maskë në dyqane vlen edhe për fëmijët nga mosha 12 vjeç.
Edhe në kantonin e Vaudit, bartja e maskës në dyqane do tëbëhet e detyrueshme, por me një ndryshim: vetëm në rastet kur ka më shumë se 10 persona në dyqan. Masa, e cila hyn në fuqi të mërkurën tjetër, u njoftua të premten nga Këshilli i Shtetit (Qeveria e Kantonit).
Autoritetet federale, të pyetura në konferencën e sotme për media të mbajtur në Bernë, lidhur me vendimet më të reja të dy kantoneve, kanë thënë se në parim është e drejtë e kantoneve për të vepruar në mënyrë autonome.
Deri më tani, detyrimi për mbajtje të maskës është vendosur në nivel vendi por ky detyrim vlen vetëm për transportin publik dhe hyn në fuqi të hënën që vjen, më 6 korrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar Këshilli Federal tani synon të porosisë më pak avionë luftarakë në mënyrë që kostot të mos... -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën












