Lajme
Ministri Berset pranon se Zvicra ka pasur mungesë të maskave
Berset pranon se në fillim të krizës depotë e maskave ishin të zbrazëta dhe se ishte e vështirë të siguroheshin ato
Sipas ministrit të shëndetësisë, Alain Berset, detyrimi i mbajtjes së maskës në transportin publik, i cili hyn në fuqi të hënën, ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të infeksioneve dhe numrit në rritje të udhëtimeve pas zbutjes së masave të bllokimit.
Mungesa e disiplinës gjithashtu luan një rol në këtë pikë, ka shtuar Berset, shkruan blick.ch. Shumë njerëz nuk mbajnë maskë në trena, tramvaje dhe autobusë, megjithëse Këshilli Federal e ka rekomanduar fuqimisht një gjë të tillë, në rastet kur nuk mund të sigurohet mbajtja e distancës minimale prej 1.5 metrash.
Më parë, duke qenë se shkollat, dyqanet dhe restorantet ishin të mbyllura, çështja e maskës nuk luante një rol kaq të madh në atë kohë, transmeton albinfo.ch. Ishte e rëndësishme vetëm që stafi infermieror të kishte maska të mjaftueshme.
Berset pranon se në fillim të krizës depotë e maskave ishin të zbrazëta dhe se ishte e vështirë të siguroheshin maskat. Kështu, ai ka pranuar kritikat që i ishin bërë aso kohe departamentit që drejton ai. Tani, kur të gjithë njerëzit janë në lëvizje, maska është e nevojshme në rastet kur nuk mund të sigurohet distanca minimale.
“Ne kemi situatën nën kontroll për momentin. Infeksioni prek kryesisht të rinjtë. Numri i të shtruarve në spital është i ulët”, ka thënë Berset, përcjell albinfo.ch.
Ai thotë po ashtu se pritej që numri i infeksioneve të rritej pas zbutjes së masave. Berset ka shtuar se aktivitetet me pjesëmarrje të madhe të publikut mund të lejohen përsëri nga vjeshta por vetëm nëse situata epidemiologjike do ta lejojë një gjë të tillë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














