Lajme
Mbi 200 mijë të infektuar deri tani në Gjermani
Të dhënat e fundit nga autoritetet gjermane
Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, shifra e infektimeve ka kaluar numrin 200 mijë.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja, transmeton albinfo.ch.
Së fundi, Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se javën e fundit në Gjermani janë shënuar shumë pak të vdekur nga koronavirusi.
Ndryshe, Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është 200.450 persona, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani është bërë testimi i 6.376,054 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.
Kujtojmë se Gjermania është shpallur vendi i dytë në botë më i sigurt nga koronavirusi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve











