Tematike
Zvicër: “Të befasuar me numrin e udhëtarëve që paraqiten për karantinë”
"Jemi të befasuar sepse sezoni i pushimeve sapo ka filluar. Prandaj, ne po presim një numër edhe më të madh të njerëzve që do të karantinohen"
Ka afër dy javë që është në fuqi rregulli i karantinës për udhëtarët që vijnë në Zvicër nga 29 vende të rrezikut për koronavirus
Dhe, pyetja që shtrohet me të drejtë lidhur me këtë rregull është: A paraqiten me të vërtetë njerëzit e prekur? Siç tregojnë shifrat e para nga disa kantone, qindra prej tyre tashmë e kanë bërë këtë, shkruan srf.ch.
Për shembull në Kantonin e Cyrihut: 600 persona që kanë hyrë nga një vend me rrezik janë regjistruar deri më tani. Në Bernë janë 220 të tillë.
Megjithatë këta numra duhet të trajtohen me kujdes, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve të raportuara mund të jetë më i lartë.
“Shumë persona të ardhur nga jashtë janë paraqitur tek autoritetet gjatë ditëve të kaluara. Kjo tregon shumë vetë-disiplinë”, thotë Gundekar Giebel nga departamenti i shëndetësisë në Bernë: “Ne në fakt jemi të befasuar sepse sezoni i pushimeve sapo ka filluar. Prandaj, ne po presim një numër edhe më të madh të njerëzve që do të karantinohen. Me rrjedhën e deritashme jemi të kënaqur”.
Në kantonet si: Gjeneva, Vaudi, Basel-Stadt, Thurgau dhe Graubünden, aktualisht janë pak më pak se 900 njerëz në karantinë.
Megjithatë Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) tërheq vërejtjen për kujdes: ” Me gjithë vetëdisplinën e treguar në mjaft fraste, numrat tregojnë gjithashtu se shumënga të prekurit nuk raportojnë dhe nuk shkojnë në karantinë”.
Të enjten, fjala vjen, 16 aeroplanët nga vendet e rrezikut janë ulur vetëm në Cyrih, Gjenevë dhe Bazel, përcjell albinfo.ch. Nëse llogaritet me shumë kujdes, të paktën 1.000 njerëz nga vendet e rrezikut kanë hyrë në Zvicër, vetëm përmes rrugës ajrore brenda një dite.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













