Koronavirusi: çast pas çasti
6 shfaqjet e Covid, ja simptomat e çdo niveli
Shkencëtarët britanikë kanë identifikuar gjashtë nivele të sëmundjes së COVID-19, të cilat ndryshojnë nga një grup simptomash. Sipas mediave të huaja, studimi u krye nga shkencëtarët e “King’s College London”, të cilët analizuan të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të coronavirusit. Ekipi u shpreh se gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit, dhe të njëjtat mund të paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit.
Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar, dhe sa prej tyre mund të kenë nevojë për trajtim spitalor. Nëse mund të parashikoni nivelin e rrezikut të këtyre pacientëve në ditën e pestë, atëherë ju do të keni kohë t’u jepni atyre ndërhyrje të hershme, tha Claire Steves, anëtare e studimit.
Ndërkohë, përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, si tri simptoma të theksuara nga COVID-19, të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptomat e tjera, si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim. Studimi i lansuar të premten, i cili pritet të rishikohet edhe nga shkencëtarët e tjerë, përshkroi gjashtë nivelet e COVID-19 si më poshtë:
1.Si gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe
2. E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;
3.Gastrointestinal: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë,
4. Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje,
5. Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore,
6. Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku. Studiuesit thonë se pacientët me nivelet 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të hospitalizohen dhe të pranohen në oskigjeno-terapi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












