Tematike
Nuk mund të dëbohet për shkak të pandemisë, lirohet nga burgu
Meqenëse dëbimi në kohë të arsyeshme nuk është më realist për shkak të pandemisë, bie poshtë arsyeja e mbajtjes së tij të mëtejme në burg
Një person nga Maroku ose Algjeria (prejardhja e paqartë) duhet të lirohet nga paraburgimi ku ishte vendosur para dëbimit të pritshëm. Kjo po ndodh sepse dëbimi i tij është i pamundur në një të ardhme të parashikueshme për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këtë vendim lirues e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, e cila është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, shkruan SDA .
I gjykuari kishte bërë kërkesë për azil në Zvicër në nëntor të vitit 2018. Kërkesa i ishte refuzuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), transmeton albinfo.ch. Autoritetet zvicerane deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë në mënyrë të sigurt identitetin e personit.
Pasi kishte vuajtur dënimin me 34 muaj burg për vjedhje në përbërje bandash dhe vepra të tjera, ai ishte marrë në paraburgim në tetor të vitit 2019. Përveç dënimit me burg, Gjykata e Qarkut e Cyrihut i kishte shqiptuar atij një urdhër dëbimi nga Zvicra për nëntë vjet.
Për shkak se hetimet për origjinën e të dënuarit kishin vazhduar, paraburgimi për dëbim ishte zgjatur. Kjo pastaj u pasua nga situata e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, që po vazhdon.
Meqenëse dëbimi në kohë të arsyeshme nuk është më realist për shkak të pandemisë, bie poshtë arsyeja e mbajtjes së tij të mëtejme në burg. Në këtë përfundim ka ardhur Gjykata Federale, sipas një gjykimi të publikuar të martën.
Kur, në fund të marsit atij i qe zgjatur mbajtja në paraburgim, në pritje të dëbimit, ende nuk dihej se kur do të kishte përsëri fluturime për në Marok apo Algjeri, përcjell albinfo.ch. Vendimi i gjykatës për masa të detyrueshme në Cyrih u mor kështu pa pasur ndonjë perspektivë për dëbim të shpejtë. Në atë kohë, ai kishte qenë në paraburgim për tashmë shtatë muaj.
Paraburgimi në pritje të dëbimit, sipas Ligjt për të huajtë dhe integrimin, mund të zgjasë gjashtë muaj. Nëse i ndaluari nuk bashkëpunon, ai mund të zgjatet maksimalisht edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë
Sipas Gjykatës Federale, nëse për problemet fillestare rreth dëbimit mund të fajësohet i arrestuari, ai nuk është përgjegjës për problemet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Ai po ashtu nuk bart përgjegjësi për faktin se është dashur të priten kaq gjatë autoritetet marokene për konfirmimin e identitetit të tij.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














