Lajme
Dy oficerët e parë të FSK-së, rrëfejnë përvojën e diplomimit në “West Point”
Arilena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy oficerë të FSK-së që tashmë kanë diplomuar në “West Point” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arilena në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se shkollimi dhe trajnimi katërvjeçar ishte sfidues, por që janë shpërblyer për mundin, përcjell albinfo.ch.
“Ka qenë një proces sfidues, por edhe shpërblyes njëkohësisht. Pas kemi diplomuar para një muaji, jemi kthyer me detyrë në FSK”.
Nga ana tjetër, Ylli thotë se mision kryesor i akademisë është se si të bëhesh një lider dhe ta menaxhosh grupin.
“Prioritizimi i gjërave të rëndësishme është një prej gjërave që kemi mësuar nga West Point”.
Ai shton se rrugëtimi i tyre ka qenë si çdo kadetë tjetër amerikanë dhe sigurisht se kanë krijuar shoqëri.
Arilena thotë se një gjeneratë në “West Point” ka rreth 1000 pjesëtarë, ndërsa thotë se vetëm 15 prej tyre janë nga vende të huaja.
“Për shkak se ishim komunitet i vogël jo vetëm me yllin, por edhe me të tjerët kemi qenë më të lidhur”.
Ylli ka rrëfyer se si është një ditë e zakonshme trajnimi në “West Point”.
“Zgjimi ka qenë në ora 5:30. Atëherë kanë filluar ushtrimet e mëngjesit. Prej orës shtatë ka vazhduar mëngjesi. Nga ora 8:00 deri në ora 4:00 pasdite kemi pasur ligjërata në shkollë. Pas orës 4:00 si çdo kadet e kemi pasur sportin tonë të preferuar që duhet të praktikonim”.
Ai tregon se në West Point ka mjaft ligjërata për ndërtimin e karakterit.
Një moment i veçantë për dy kadetët nga Kosova ka qenë defilimi para Presidentit Trump.
Arilena rrëfen këtë moment dhe ndjesinë që patën.
“Gëzimi im më i madh ka qenë kur kemi ecur në podium dhe secilit kadet i thirret emri, kur marrin diplomën dhe nderojnë Presidentin. Është karakteristike që kadetëve ndërkombëtarë u përmendet është shteti. Ne jemi ndier krenarë kur është përmendur Kosova para Presidentit Trump”, tha ndër të tjera Arilena Shala.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















