Lajme
Dy gjashtëvjeçarë britanikë mbledhim 41 mijë euro për bashkëmoshatarët e tyre në Jemen
“E nisëm këtë, sepse Jemeni nuk ka ushqim, ata pijnë ujë të papastër dhe nuk kanë shtëpi ku të jetojnë. Ata janë të sëmurë dhe të varfër”
Konfliktet e vazhdueshme politike dhe varfëria në Jemen kanë ndikuar që fëmijët në këtë shtet të rriten në kushte të vështira e shumë persona edhe të humbin jetën.
Kjo ka ndikuar që dy djem 6-vjeçarë, të quajtur Ayaan dhe Mikaeel, bashkë me komunitetin ku jetojnë, të mbledhin më shumë se 37,000 funte apo rreth 41,000 euro për krizën në Jemen.
“E nisëm këtë, sepse Jemeni nuk ka ushqim, ata pijnë ujë të papastër dhe nuk kanë shtëpi ku të jetojnë. Ata janë të sëmurë dhe të varfër”, tha njëri nga djemtë.
Ata nuk e kishin pritur që fushata e tyre për grumbullim fondesh do të përkrahej aq shumë.
“Kam menduar se mund t’i mbledhim 100 funte, sepse nuk e kam ditur se aq shumë njerëz do të vijnë në shtëpinë time dhe se do të blejnë aq shumë gjëra”, tha vogëlushi tjetër, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm politik dhe ushtarak, dhjetëra mijëra njerëz në Jemen e kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë të rrezikuar nga vdekja prej urisë.
Rreth 24 milionë njerëz apo 80 për qind e popullsisë së këtij shteti kanë nevojë për ndihma humanitare për të mbijetuar. Sipas organizatës UNICEF, kjo është kriza më e madhe humanitare në botë tash për tash.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













