Tematike
Nga 4.000 të karantinuarit, 93% vijnë nga vendet ballkanike
Shifrat e para për udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë: 4000 veta në kantonin Aargau janë karantinuar - mbi 90 për qind e tyre kanë qenë për pushime në Ballkan
Pothuajse 4,000 njerëz, duke filluar që nga 10 korriku, kanë raportuar në kanton se kanë aredhur nga një vend me rrezik. Këta njerëz pastaj janë karantinuar për dhjetë ditë, shkruan hgazeta “Aargauzer Zeitung”. Shumica e madhe e tyre vinin nga Ballkani. Përafërsisht një për qind e tyre ishin të infektuar nga virusi.
Pothuajse 600 të kthyer janë raportuar vetëm të hënën, transmeton albinfo.ch. Pas kthimit. janë në dispozicion 48 orë kohë për të raportuar. Prandaj mund të supozohet se këta 600 persona janë rikthyer nga pushimet gjatë fundjavës.
Por ndërkohë nuk mund të dihet për numrin e atyre që janë kthyer nga një vend me rrezik dhe nuk kanë raportuar në kanton.
Siç u shkua më lartë, shumica e 4000 personave tashmë të karantinuar janë kthyer nga Ballkani. Pothuajse 3.700 nga këta njerëz ishin me pushime në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut ose Bosnjë e Hercegovinë. Kjo është 93.7 për qind, përcjell abinfo.ch. Nga rreth 300 të tjerët, 90 janë nga SHBA, dhe teprica, nga shumë vende të tjera të botës.
Kantoni gjithashtu ka publikuar të dhëna për rrugët e udhëtimit. Sipas kësaj, mbi 2.000 njerëz kanë ardhur me aeroplan, rreth 1.500 me makinë, pjesa tjetër me autobus ose me tren.
Nga këta 4.000 njerëz të karantinuar, janë raportuar 48 raste të konfirmuara të infeksionit me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Kjo korrespondon me një mesatare prej pak më shumë se një për qind.
Me fjalë të tjera: një nga pothuajse njëqind njerëz nga një vend me rrezik të lartë e sjell virusin në shtëpi, në Zvicër
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot















