Lajme
Zvicra, nga 1 tetori lejon ngjarjet me më shumë se 1.000 njerëz
Ndalimi i shpallur në fund të shkurtit, i cili vlente deri në fund të gushtit, tani po zgjatet edhe për një muaj, deri në fund të shtatorit

Në Zvicër, ngjarjet me më shumë se një mijë njerëz do të lejohen përsëri, duke filluar nga tetori. Këshilli Federal ka marrë të mërkurën hapin e radhës për zbutjen e masave kundër koronavirurit në përputhje me rrethanat, shkruan sda.ch
Përveç aplikimit të masave mbrojtëse “të rrepta”, organizatorët, për zhvillimin e aktiviteteve të mëdha, duhet të marrin miratimin paraprak nga kantoni përkatës, transmeton albinfo.ch. Për këtë qëllim, qeveria federale planifikon të që gjatë dy javëve të ardhshme të punojë bashkë me kantonet për të zhvilluar kritere uniforme në këtë drejtim.
Bëhet fjalë gjithnjë për ngjarjet sportive, kulturore dhe fetare.
Zbutja, nuk është një leje për gjithçka, ka paralajmëruar me këtë rast Presidentja Federale Simonetta Sommaruga para mediave në Bundeshaus, transmeton albinfo.ch. Ajo tha se po kaq përgjegjës lidhur me situatën e re që do të krijohet janë edhe klubet dhe ligat sportive, si dhe vizitorët e panaireve etj.
“Një kthim i caktuar në normalitet”
Me zbutjen më të re, Këshilli Federal dëshiron të lejojë një “kthim të caktuar në normalitet” pas një pandemie gjashtëmujore, është shprehur Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. “Na duhet të gjejmë një mënyrë për të jetuar me virusin”, ka thënë ai.
Kur aprovojnë ngjarje në shkallë të gjerë, kantonet duhet të marrin parasysh situatën e tyre epidemiologjike dhe kapacitetet e tyre për gjurmimin e kontakteve, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, Këshilli Federal synon të sigurojë që situata në Zvicër të mos përkeqësohet. “Ngjarjet e mëdha paraqesin rrezik”, ka përsëritur Berset disa herë.
Ka ngjarje të mëdha ku në një masë të madhe mund të mbahet distanca minimale. Një lojë futbolli, për shembull, nuk është e krahasueshme me një koncert klasik, ka shtuar Berset.
Fillimisht ishte e paqartë se si do të dukeshin kriteret dhe masat e sakta për ngjarjet kryesore. Ministri i Shëndetësisë Berset me këtë rast ka theksuar se se rregulla të ndryshme do të vlejnë për ngjarjet në ambiente të mbyllura dhe për ato në ambiente të hapura. Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në zhvillim, Berset fillimisht nuk dëshiron të japë specifikime të sakta.
Zgjatja për një muaj, më shumë kohë për kantonet
Siç dihet, aktivitetet me më shumë se një mijë njerëz janë ndaluar në Zvicër që nga fundi i shkurtit. Me ndalimin e tyre, Këshilli Federal synonte të zvogëlonte numrin e infeksioneve me koronavirus.
Ndalimi, i cili vlente deri në fund të gushtit, tani po zgjatet edhe për një muaj, deri në fund të shtatorit, përcjell albinfo.ch. Me këtë zgjatje, Këshilli Federal dëshiron t’u japë kantoneve më shumë kohë për të përgatitur regjimin e miratimit dhe, nëse është e nevojshme, për të rritur kapacitetet për gjurmimin e kontakteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Donikë Sejdiu mbron me sukses doktoratën në Universitetin e Cyrihut Donikë Sejdiu, studente me prejardhje nga Kumanova, ka mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm temën e doktoratës...
-
Gjermani: Studentët e Juridikut nga Universiteti i Prishtinës zënë vendin e 6-të në botë
-
Itali: 22-vjeçar shqiptar kapet me 12 doza kokainë
-
Presidentja Osmani pret mërgatën në një pritje tradicionale në Presidencë
-
Me biçikletë nga Zvicra në Çegran: Mërgimtari Senad Mamudi përshkon mijëra kilometra për të vizituar vendlindjen
Jeta në Zvicër
-
Ndikimi i traktateve të reja të BE-së mbi imigracionin Marrëveshja për lëvizjen e lirë të personave është më e diskutueshmja nga të gjitha marrëveshjet dypalëshe....
-
OKB në Gjenevë bën thirrje për reformë të tarifave mbi plastikën
-
Flamuri gjigant zviceran u gris nga era në rrëzë të malit
-
Dita Kombëtare e Zvicrës: Historia dhe traditat
-
Blick: Çifti zviceran u martua duke festuar në paradë makinash luksoze në Kosovë