Turizëm
Lumi i Shalës, ‘parajsa e Shqipërisë’
Një nga vendet më të bukura në Shqipëri që ia vlen për ta vizituar
I cilësuar si një “parajsë e vogël”, lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, thekson se fotot e këtij lumi nuk arrijnë në asnjë moment të tregojnë realisht bukuritë mes Alpeve Shqiptare.
“Mund t’ju kenë folur me shumë entuziazëm për Lumin e Shalës dhe t’ju kenë treguar mjaft foto panoramike . Asgjë nuk është e mbivlerësuar dhe fotot nuk arrijnë ta mbërthejnë realisht të gjithë bukurinë që ka për t’ju ofruar. Nëse ende nuk e keni vizituar, çfarë prisni?”, shprehet Klosi duke bërë kështu dhe një ftesë për vizitorët që lumin e Shalës ta shtojnë në axhendën e tyre turistike të këtij sezoni veror, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Lumi i Shalë buron rrëzë Alpeve Shqiptare. Ka një gjatësi prej 37 kilometra prej burimit në majën e Radohinës e deri në Koman.
Lumi i Shalës është një destinacion turistik si për të turistët e huaj dhe pushuesit vendas, ku shumica prej tyre e përshkruajnë si perlën e bukurive të Komanit e të Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia













