Koronavirusi: çast pas çasti
Në kampin më të madh të refugjatëve në Evropë mund të shpërthejë COVID-19
Kampi i refugjatëve Moria, në ishullin grek të Lesbosit, është më i madhi në Evropë.
Fillimisht ai qe konceptuar për të strehuar 3.000 vetë, tani aty janë 13.000 vetë që jetojnë mjaft ngushtë në tenda dhe kontejnerë.
Deri tani aty nuk ka pasur ndonjë shpërthim të koronavirusit, por organizatatat joqeveritare paralajmërojnë se kjo është vetëm çështje kohe. Dhe nëse në ishull do të shpërthejë epidemia, ai është i paaftë për ta përballuar.
Caroline Willemen, koordinatore në terren e organizatës humanitare Mjekët pa Kufij, është e shqetësuar për situatën.
“E di që ky nuk është një krahasim shkencor, por në një kohë kur të gjitha eventet e mëdha janë anuluar, sepse ekziston rreziku i infeksionit, një kamp i tillë është thjesht i paimagjinueshëm”, thotë ajo për DW, përcjell albinfo.ch.
Në Mytilene, kryeqyteti i Lesbosit, vetëm 10 kilometra larg, virusi tashmë po përhapet.
Në përgjithësi, Greqia ka shënuar një rritje të rasteve gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të mbajnë maska, të ruajnë distancën, të lajnë duart, të dezinfektohen dhe të izolohen nëse nuk ndjehen mirë.
“Në Moria një gjë e tillë është krejtësisht e pamundur”, thotë Willemen. “Edhe nëse njerëzit kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur në tendat e tyre, ata të paktën hanë tri herë në ditë së bashku me mijëra njerëz të tjerë. E njëjta gjë vlen edhe për banjat dhe dushet. Në kamp është e pamundur të shmangësh grumbullimet e njerëzve”.
Gjithashtu është e pamundur të lash duart rregullisht në kamp, thotë ajo, duke shtuar se për shkak se ka kaq shumë njerëz në një hapësirë kaq të vogël – me standarde higjienike nën standardet – krijohen kushte për një përhapje të shpejtë të virusit.
Deri tani autoritetet greke kanë marrë vetëm masa simbolike. Në mars qeveria u bëri thirrje refugjatëve dhe azilkërkuesve në Moria të ndjekin rregullat e higjienës dhe sigurisë, përveç kufizimit të lëvizjes së tyre. Që nga ajo kohë lejohen të largohen nga kampi vetëm 150 vetë në orë.
Pjesa tjetër e popullsisë në Lesbosit gjithashtu iu nënshtrua një bllokimi të rreptë në pranverë, por atyre u është lejuar të lëvizin lirshëm prej gati dy muajsh. Kurse për refugjatët në kampin Moria kufizimet e lirisë së lëvizjes janë zgjatur shtatë herë.
Sipas gazetares Franciska Grillmeier qeveria greke po përdor pandeminë COVID-19 për të realizuar agjendën e saj.
“Për t’i mbyllur më shumë njerëzit dhe për të zgjeruar përçarjen midis popullatës greke dhe refugjatëve”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë













