Lajme

Pesë viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pesë viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetsisë e Maqedonisë veriore raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2065 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 53 raste të reja, në Kumanovë-9, Shtip-4, Prilep-13, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-6, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçani -3, Pehçevë-2, Berovë-5, Delçevë-6, Shën Nikollë-3, Kërçovë-3, Negotinë-1.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 kanë vdekur pesë pacientë. Dy pacientë nga Shkupi të moshës 49 dhe 50-vjeçe, një paciente nga Tetova në moshën 64-vjeçare, pacient nga Kumanova në moshën 63-vjeçare si dhe një pacient nga Prilepi në moshën 82-vjeçare.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 297 pacientë të shëruar ku sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 578.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 13,914 persona prej tyre, 10,507 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.829, raporton Gazeta Blic, përcjell Albinfo.ch