Lajme
Austria planifikon të penalizojë platformat online
Austria planifikon të detyrojë platformat kryesore të internetit si Facebook dhe Google të fshijnë përmbajtjen e paligjshme brenda disa ditësh nën kërcënimin e një gjobe deri në 10 milionë euro, njoftoi të enjten qeveria në Vjenë.
Ligji austriak për gjuhën e urrejtjes në internet, i cili aktualisht po punohet, do t’u referohet platformave që kanë më shumë se 100 mijë përdorues dhe të ardhura vjetore prej më shumë se 500 mijë euro, njoftoi ministrja e Drejtësisë Alma Zadiç.
Ajo shtoi se ligji do t’u japë viktimave të fyerjeve dhe abuzimeve në internet mundësinë për t’i raportuar ato në një mënyrë të shpejtë dhe të lirë.
“Interneti nuk është një vend i paligjshmërisë. Sundimi ynë i ligjit vlen edhe për internetin,” tha Zadiç në një konferencë shtypi.
Zadiç, emigrantja e parë që u bë ministër në Austri, vendin ku ajo është strehuar me prindërit e saj para luftës në Bosnjë e Hercegovinë kur ishte dhjetë vjeç, është vetë një viktimë e mesazheve fyese.
Ajo ka thënë se i ka marrë këto mesazhe që kur mori detyrën në janar dhe ato janë kryesisht të natyrës seksiste, antiemigrante ose antimyslimane, megjithëse Zadiç nuk është besimtare myslimane.
Platformat do të duhet të vendosin sisteme të raportimit të gjuhës së urrejtjes që mund të arrihen lehtësisht, të caktojnë një person kontakti për përdoruesit dhe të raportojnë ankesat e marra një herë në vit, thotë ligji.
Përmbajtja që ka natyrë të qartë kriminale duhet të fshihet brenda 24 orëve nga marrja e ankesës dhe përmbajtja tjetër e paligjshme brenda shtatë ditësh.
Shqetësimet për gjuhën e urrejtjes janë rritur në të gjithë botën vitet e fundit. Ligji gjerman i miratuar në vitin 2018 ka pasur deri tani ndikim të kufizuar dhe Berlini ka bërë thirrje për veprim më të fortë të Bashkimit Evropian mbi këtë çështje.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025













