Lajme
Parashikime të frikshme: Më shumë se 410 mijë amerikanë mund të vdesin nga COVID-19
Më shumë se 410 mijë amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 deri më 1 janar të vitit 2021, sipas modelit të fundit të zhvilluar nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit mbi Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), një institut kërkimor që punon në fushën e statistikave globale të shëndetit dhe vlerëson ndikimin e tyre.
Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 188,500 vdekje të dielën dhe më shumë se 6,2 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Nëse modeli IHME-së, i publikuar të premten, është i saktë, kjo do të nënkuptojë se përgjatë më shumë se tre muajve të ardhshëm do të shënoheshin rreth 222 mijë vdekje, shkruan voa, përcjell Albinfo.ch.
“Ne presim që niveli ditor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të sezonit dhe vigjilencës në rënie të publikut, të arrijë gati 3,000 në ditë në muajin dhjetor”, thanë përfaqësues të këtij insituti, që e konsideron veten si një qendër e pavarur kërkimore.
Më parë u parashikuan 317,697 vdekje deri më 1 dhjetor.
Sidoqoftë, studiuesit në IHME thanë se nëse përdorimi i maskave do të bëhej gati i përgjithshëm, 222 mijë vdekjet e parashikuara mund të përgjysmoheshin. Anasjelltas, nëse lehtësohen kufizimet, shifra do të ishte shumë më e lartë deri në vitin e ri.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














