Lajme
Strasburgu hedh poshtë ankesat e azilkërkuesve shqiptarë në Francë
Sipas Gjykatës Evropiane të Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, situata nuk ishte aq e rëndë sa të gjykohet si trajtim çnjerëzor ose degradues
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në një vendim të saj ka hedhur poshtë pretendimet e 17 azilkërkuesve të cilët kishin kërkuar strehim në Francë dhe ishin vendosur për disa muaj në një kamp tendash në një parking.
Strehimi i tyre aty nuk mund të konsiderohet trajtim çnjerëzor ose degradues, thuhet në vendimin e GJEDNJ , të kumtuar të enjten në Strasburg, shkruan epd.
17 të rritur dhe fëmijë, nga Shqipëria, Bosnja dhe Kosova thuhet se në vitin 2013 ishin strehuar në një kamp në Metz për disa muaj, transmeton albinfo.ch.
GJEDNJ ka pranuar se kampi ishte i mbipopulluar, se kushtet sanitare nuk ishin të kënaqshme dhe se në përgjithësi bëhej fjalë për kushte të cilat, me kalimin e kohës, mund të dëmtonin shëndetin e banorëve.
Megjithatë, provat tregojnë se situata nuk ishte aq e rëndë sa të gjykohet si trajtim çnjerëzor ose degradues. GJEDNJ gjithashtu ka vënë në dukje veprimet pozitive të ndërmarra nga autoritetet në atë kohë, si trajtimi mjekësor dhe shkollimi për fëmijët.
Refuzimi i ankesave kishte të bënte me pesë nga paditësi, përcjell albinfo.ch. Për dymbëdhjetë të tjerët, GJEDNJ e kishte mbyllur çështjen sepse ka konisideruar se ata nuk kishin më asnjë interes për procesin. Ata nuk janë më në kontakt me avokatët e tyre dhe nuk kanë lënë informacion në lidhje me disponueshmërinë e tyre.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?












